Situata e zjarreve në vend, Yuri Kim takim në Pashaliman me Peleshin

10 Gusht 2021 | 19:07

Ministria e Mbrojtjes i ka bërë një pasqyrim të plotë situatës së zjarreve në vend. Në vlerësimin e fundit të situatës, në Majën e Rrunës, po vijon puna me intensitet nga toka e ajri për shuarjen e zjarreve, në ndihmë në këtë zonë ka ardhur edhe Forcat e Armatosura të Kosovës.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se operacionet nga toka e ajri po vijojnë në Thirrë, ku po punohet për normalizimin e situatës. Më tej në njoftim thuhet se në qarqet Gjirokastër, Fier, Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Shkodër situata paraqitet pa probleme.

Ndërkohë, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim në Pashaliman, së bashku me ekspertët e USAID dhe Emergjencës së Mbrojtjes Civile. 

Takimi është zhvilluar në kuadër të mbështetjes teknike që po jep ekipi i USAID në këto ditë ku vendi është duke u përballur me vatra të shumta zjarresh, të shtrira në të gjithë territorin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026