Solidaritet me zjarrfikësit, vullnetarët në Greqi krijojnë qendra ku gatuajnë për heronjtë e zjarreve
Grupet vullnetare në të gjithë Greqinë janë bërë bashkë për t’u ardhur në ndihmë zjarrfikësve, të cilët prej më shumë se dhjetë ditë përballen me flakët e zjarrit.
Disa qendra speciale janë ngritur ku përgatiten ushqime për të gjithë ata që vijojnë aksionet në terren.
Ekzistojnë gjithashtu ekipe të mirëmbajtjes së energjisë elektrike dhe ujit që punojnë ditë e natë në thellësitë e maleve. Në mesin e flakëve dhe të temperaturave të larta ata përballen me mungesën e furnizimeve bazë.
“Ne nuk kemi nevojë për asgjë tjetër përveç ujit të pijshëm dhe ndihmës së Zotit”, – shprehet Konstantinos, një teknik i mirëmbajtjes elektrike.
Pasi mësuan se ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit të vijës së parë nuk kishin nevojat e përditshme, disa organizata vullnetare kombëtare rinore vepruan shpejt së bashku për të mbledhur ujë të pijshëm, ushqim dhe furnizime të tjera, dhe i transportuan ato në zonat e goditura rëndë nga zjarret, përfshirë periferinë veriore të Athinës, ishulli veriperëndimor Peloponez dhe Evian veriore.
Furnizimet e dhuruara më pas u shpërndanë në fshatrat dhe qytetet kryesore në ato zona.
Në sheshin qendror të Varympompi, një pikë shpërndarëse u krijua nga një ekip vullnetarësh të rinj. Aktualisht, pika është me tre turne 24 orë në ditë, ku ka nga 25 vullnetarë dhe 12 automjete të cilët shpërndajnë ushqim dhe ujë për më shumë se 600 zjarrfikës, ushtarë, policë dhe punonjës të tjerë që punojnë brenda një rrezeje prej 15 kilometrash.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë