Deputetët më të moshuar, kush do ta drejtojë seancën e parë në shtator

12 Gusht 2021 | 16:55

Seanca e parë të Kuvendit të ri në shtator do duhet të drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë dhe sipas të dhënave të përpunuara nga Instituti i Studimeve Politike, kjo përgjegjësi do i takojë Luljeta Bozos.

Në moshën 79-vjeçare, deputetja Luljeta Bozo do të hyjë për herë të parë në Kuvend dhe mbetet për t’u parë nëse do të pranojë që të drejtojë seancën konstituive.

Nëse deputetja socialiste nuk do pranojë ta drejtojë seancën, radha do i kalojë Sali Berishës, i cili në tetor bën 76 vjeç.

Më tej në listën e deputetëve mbi 63 vjeç që mund të drejtojnë seancën e parë, nëse refuzojnë Bozo dhe Berisha, vijon me edhe Tritan Shehun, Dashamir Shehin, Agron Dukën, Fadil Nasufin, Edmond Spahon dhe Ismet Beqirajn.

Përveç Luljeta Bozos, edhe Baftjar Zeqo, Najada Çomo e Zef Hila do të hyjnë për herë të parë në Kuvend pasi i kanë mbushur 60 vjeç.

Në total 18 deputetë janë mbi moshën 60 vjeç, shumica prej tyre me përvojë të gjatë parlamentare, ndërkohë që vetëm dy deputetë do të jenë nën 30 vjeç, të dy prurje të reja politike.

Përkundër këtyre emrave, deputetja më e re që do të ulet në Parlament në këtë sesion do të jetë Andia Ulliri, e cila u zgjodh nga lista e PD në Durrës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026