Francë, kërkohet që kufizimi i lëvizjeve të vazhdojë deri në 6 javë (pamje me dron nga rrugët e Lilës)
Rrugët e qytetit të Lilës, në jug të Francës, duken surreale me zbrazëtinë e krijuar nga kufizimet e qarkullimit për shkak të përhapjes së coronavirusit COVID-19.
Franca është futur në javën e dytë të masave shtrënguese, dhe në zemrën e qytetit të Lilës, ku gjithnjë gumëzhinte gjallëria e njerëzve, rrugët vazhdojnë të jenë të boshatisura.
Deputetët francezë votuan miratimin e një ligji që ashpërson gjobat për ata që shkelin kufizimet, në të gjithë vendin.
Numri i të vdekur në Francë është rritur shumë kohët e fundit, ndaj ata që do të kapin duke shkelur ligjin do të dënohen me gjoba nga 135 deri në 3700 euro.
Veç kësaj, për përsëritësit do të ketë dënim me gjashtë muaj burg, sipas ligjit të emergjencës që është miratuar nga ligjvënësit.
Franca u bë vendi i pestë që kaloi pragun e 1000 të vdekurve këtë të martë, ndërkohë që shkencëtarët në vend sugjerojnë që kufizimi i lëvizjeve duhet të zgjasë të paktën gjashtë javë.
Italia tani numëron 69.176 të infektuar dhe 6820 të vdekur, duke u renditur e para në botë për vdekje. Edhe pse të hënën numri i të vdekurve pati një rënie, duke shkuar në 601 për 24 orë, dje u pa sërish një numër i lartë, rreth 743.
Spanja renditet menjëherë pas Italisë për sa i përket të vdekurve, me 2991 në total, gati duke arritur Kinën e cila ka rreth 3200 të vdekur, prej ku buroi dhe sëmundja.
Edhe në Britani, ku kryeministri anglez ka vetëm pak ditë që urdhëroi mbylljen e veprimtarive, numri i viktimave ka arritur 422, ndërsa të infektuarit janë 8164. Britania ka përqindjen më të lartë të viktimave në raport me numrin në total të të infektuarve.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje