Autoritetet shtetërore: Shumica e zjarreve janë të qëllimshëm
188 zjarre kanë përfshirë Shqipërinë që prej fundit të korrikut deri më tani, ndërsa dy qytetarë nga Gjirokastra humbën jetën.
Pjesa më e madhe kanë rezultuar të qëllimshme. Ato janë favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, të cilat kanë ndihmuar në krijimin zinxhir të vatrave të reja.
Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në 24 orët e ardhshme në të gjithë vendin mbetet i lartë rreziku i zjarreve në pyje.
Vetëm në tre qarqe, Shkodër, Kukës dhe Dibër rreziku sipas IGJEUM është i moderuar.
Autoritetet thonë se autorët e zjarreve kanë qenë vetë banorë e zonave që janë përfshirë nga flakët.
Qëllimi kryesor për vendosjen e tyre, kryesisht në zona me shkurre, është krijimi i kullotave të reja për bagëtitë. Por situata ka dalë jashtë kontrollit.
I tillë është rasti dhe dy barinjve në Dropull, të cilët shkaktuan një zjarr masiv, si pasojë e të cilit pati dhe shpërthime që dyshohet të kenë ardhur prej dy predhave të Luftës së Dytë Botërore.
17 presona janë proceduar dhe po përballen me drejtësinë aktualisht. Sipas raportit vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme gjatë 2020 janë shënuar 24 procedime për veprat penale të shkatërrimit me zjarr të pyjeve dhe shkatërrimit me zjarr të pyjeve nga pakujdesia.
Asnjë çështje nuk ka kaluar në gjykatë dhe askush nuk është dënuar. Gjatë 2019 për këto vepra ka pasur 27 procedime dhe vetëm një i dënuar për zjarrvënie nga pakujdesia.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi