Mijëra shqiptarë pa pension në Itali, marrëveshja mes dy shteteve ende larg nënshkrimit

13 Gusht 2021 | 15:49

Madriti ka punuar 12 vite në Itali dhe 27 vite në Shqipëri, por nuk e merr pensionin të plotë. Shteti shqiptar nuk i njeh vitet e punës në Itali.

“Ne kemi ikur në vitin 1991, kur ishte ai zbarkimi i madh i emigrantëve. Filluam punën, kam punuar 12 vite dhe u ktheva. Këtu jetoj me një gjysmë pensioni, kam 27 vite punë këtu në Shqipëri, marr 140 euro në muaj, sepse më mungojnë vitet e punës në Itali”, thotë ai.

Ky është problem i mijërave emigrantëve shqiptarë, të cilët kërkojnë bashkimin e viteve të punës në Shqipëri me ato në Itali në mënyrë që të përfitojnë pensionin.

“Ne kemi punuar 15 vite në Shqipëri, ndërkohe kemi punuar 10-15 vite në Itali. Po ndërkohë vitet e punës 35-40 vite nuk bëhen. Të bashkohen vitet e punës bashkë, kështu që ne që shkojmë në pension marrim një farë pensioni”, shprehet një tjetër qytetare.

Për të dalë në pension në Itali një qytetar duhet të ketë minimumi 20 vite punë, ndërsa në Shqipëri për të përfituar një pension të pjesshëm pleqërie duhen minimalisht 15 vite sigurim, dhe për një pension të plotë pleqërie duhen 35 vite.

Në Itali aktualisht ka rreth 502 mijë emigrantë shqiptarë, prej të cilëve 260 mijë janë kontribuues sigurimesh shoqërore.

Thuajse çdo vit në shtetin fqinj ka rreth 25 mijë shqiptarë në moshë pensioni. Megjithatë, njohja reciproke e viteve të punës mbetet një problem jetik.

“Interesi është i Shqipërisë, nuk është Italia ajo që do ftojë palën shqiptare, që hajde se do bëjmë një marrëveshje, sepse asnjë shtet nuk do të japë para. Mos të mbetemi që janë ngritur grupe pune ose bëmë takime me homologët tanë. Janë dakord, por rezultat konkret nuk ka”, shprehet ekspertja e pensioneve, Beskida Aliaj.

E pyetur nga Euronews Albania, Ministria e Diasporës thotë se vendi ynë është në proces për realizimin e marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të kontributeve shoqërore.

Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje për shtetasit shqiptarë jashtë vendit me rreth 10 shtete.

Marrëveshje për mbrojtjen shoqërore me:

  • Gjermaninë
  • Belgjikën
  • Austrinë
  • Çekinë
  • Luksemburgun
  • Rumaninë
  • Turqinë
  • Kanadanë
  • Maqedoninë e Veriut
  • Kosovën

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën e tyre...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026