Lindjet në vend në rënie, kryeministri bën ‘bilancin’ e bonusit të bebes

14 Gusht 2021 | 08:56

Kryeministri, Edi Rama përmes një postimi në Facebook thotë se për vitin 2021 deri tani në Shqipëri kanë lindur mbi 23 mijë fëmijë.

Shqipëria, ashtu si vende të tjera të Ballkanit Perëndimor përveç largimit të qytetarëve tashmë po vuan dhe rënien e lindjeve.

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në 3-mujorin e dytë të 2021 ka pasur 5.993 lindje. Nëse këto shifra i krahasojmë me një vit më parë, ka rënie të lindjeve me 10,6%.

Si përpjekje nxitëse, qeveria shqiptare ka zgjedhur të ofrojë bonus progresiv për çiftet që lindin shumë fëmijë.

Për fëmijën e parë, ofrohet një shpërblim prej 40 mijë lekësh, për të dytin 80 mijë ndërsa për të tretin 120 mijë lekë.

Kreu i qeverisë, Edi Rama thotë deri që prej ndërmarrjes së kësaj iniciative në vitin 2019, kanë përfituar mbi 95 mijë foshnje.

Shpërblimi nuk ka arritur të frenojë rënien e lindshmërisë dhe shumë çifte të reja shprehen se një bonus i tillë nuk mbulon as shpenzimet në maternitet.

Për shkak të uljes së numrit të lindjeve, popullsia e Shqipërisë u tkurr me 16 mijë persona gjatë vitit 2020.

Gjatë vitit 2020 pati rreth 28 mijë lindje kurse në 2016 numri ishte mbi 31 700 bebe të ardhura në jetë.

Shtuar kësaj largimin e moshave të reja nga vendi, sipas studimeve popullsia në Shqipëri po plaket me ritme të shpejta.

Vitet Lindje    
2016 31733
2017 30869
2018 28934
2019 28561
2020 28075

LEXONI GJITHASHTU:

Bien me 10% lindjet sipas të dhënave të INSTAT

Tkurrja e popullsisë, sociologu Dragoti: Duhen incentiva për çiftet e reja

Bie numri i lindjeve në BE, por Franca thyen rekord, ia kalon edhe Shqipërisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026