Të dënuarit me regjim të rreptë burgu ’41-bis’ ankimojnë zgjatjen e izolimit
Katër të dënuarit Emiliano Shullazi, Endrit Qyqja, Arbion Aliko dhe Genci Balla kanë ankimuar vendimin e ministrisë së Drejtësisë që u zgjati atyre qëndrimin në regjim të rreptë burgu.
Shullazi, Qyqja, Aliko dhe Balla kanë që prej korrikut të vitit 2020 në regjim të tillë, të njohur ndryshe si “41-bis”. Në janar të këtij viti Gjykata e Posaçme rrëzoi ankesat e grupit, ndërsa në fund të muajit korrik ministria vendosi që t’ua zgjasë qëndrimin edhe me një vit.
Ministria tha në korrik se zgjatja e periudhës nën regjim të rreptë ndaj këtyre të dënuarve është pasi “ata kanë rrezikshmëri të lartë”.
Shullazi, e Qyqja janë arrestuar në vitin 2015 bashkë me kushëririn Blerim Shullazin, dhe miqtë Gilmando Dani e Endrit Zela. Tre vite më vonë ata u dënuan me 55 vite burg – 14 për Emiliano Shullazin – për gjobë-vënie dhe grup të strukturuar kriminal.
Për Danin, Zelën dhe Blerim Shullazin nuk është zgjatur qëndrimi në regjim të rreptë burgu. Ata do ta shlyejnë dënimin në regjim të zakonshëm.
Arbion Aliko është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e punonjësin e policisë Ibrahim Basha gjatë operacionit në Lazarat në vitin 2015.
Ndërkohë Genc Balla është dënuar me 17 vite burg për lidhje me aktivitete terroriste si imam i xhamisë së “Unazës së Re”.
Autoritetet shqiptare hapën dy vite më parë regjime të rrepta izolimi për të burgosurit me rrezik të lartë në Peqin dhe Tiranë.
Regjimi i njohur ndryshe si “41-bis” u kufizon të burgosurve vizitat, telefonatat dhe kontaktet me të burgosurit e tjerë.
Ata lejohen të takojnë vetëm familjarët. Nëse nuk zhvillojnë takime, mund t’i telefonojnë vetëm një herë në muaj, – nga tetë telefonata që lejohen normalisht.
Të dënuarve nën regjimin “41-bis” u ndalohen marrjet e parave nga jashtë dhe përfshirja në organizime sportive apo rekreative që bëhen në burg.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje