Çështja ‘Navanly’ dhe kriza në Afganistan, Merkel takim me Putin në Moskë

20 Gusht 2021 | 10:20

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë Moskën të premten për të biseduar me presidentin rus Vladimir Putin.

Takimi vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis dy vendeve janë në nivelet më të ulëta, pas tensioneve të vazhdueshme mbi trajtimin e Moskës ndaj politikanit opozitar Alexei Navalny dhe agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Çështje të tjera sfiduese që pritet të disktuohen janë kriza aktuale në Afganistan, tubacioni i diskutueshëm Nord Stream 2 dhe shtypja e kundërshtarëve të Aleksandër Lukashenkos në Bjellorusi, si dhe përpjekjet e qeverisë së tij për të kanalizuar emigrantët në Letoni, Lituani dhe Poloni.

Vizita e Merkel tek Putin vjen pasi kancelarja po i afrohet fundit të udhëheqjes së saj gati 16-vjeçare të Gjermanisë.

Vizita e Merkelit në Rusi do të jetë një nga udhëtimet e saj të fundit jashtë vendit si kancelare, pasi 67-vjeçarja nuk kandidon përsëri për postin në zgjedhjet kombëtare të muajit të ardhshëm.

Putin, 68 vjeç, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se 20 vjet, është udhëheqësi më jetëgjatë i Rusisë që nga diktatori sovjetik Josef Stalin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026