Një panair për suveniret, trevat e Shqipërisë ekspozojnë punimet në Sarandë
Ka ngritur siparin në Sarandë panairi kombëtar i suvenireve. Ajo që bie në sy në këtë panair ku fokusi është te qasja mjedisore, është numri i lartë i grave artizane, rreth 90 përqind.
“Kemi 8 vite me radhë që vijmë në panairiun e Sarandës. Është e rëndësishmë që ka edhe përfitime materiale si dhe shkojmë edhe në plazh”, tha znj. Celina.
Zeqone Celina bashkë me 9 gra erdhi nga Kosova në Sarandë për të prezantuar produktet e saj artizanale me motive kombëtare.
Sindi është përfaqësuesja me e vogël e këtij panairi tre ditor të suvenireve. Ajo tregon emocionet dhe pasionet e krijimit të suvenireve turistike ne gur.
“Gjëja që më pëlqen më shumë të bëj është të gdhend pikturat Krishtit, Nënë Terezës”, u shpreh vajza.
Motivet kombëtare dominojnë mes produkteve. Kostumet origjinale të zonës së Mirditës, të punuara me dorë nga gratë e kësaj zone janë befasuese.
Mijëra turistë që vizitojnë këtë Sarandën këto ditë gushti, do të kenë mundësinë që nëpërmjet suvenerive të njohin edhe një copë Shqipërie, madje edhe ta marrin me vete.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut