LDK thirrje Kurtit të parandalojë ndërtimin e universitetit paralel në veri të Kosovës
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar nisjen e punimeve nga Serbia për ndërtimin e “Universitetit të Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicën e Veriut”.
Ajo thotë se më këtë veprim është delegjitimuar shteti i Kosovës dhe është nëpërkëmbur edhe identiteti i Universitetit të Prishtinës.
Partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku bën përgjegjëse qeverinë Kurti, duke thënë se kjo e fundit po rigjallëron dalëngadalë, por me hapa të sigurt strukturat paralele serbe në Mitrovicën e Veriut.
“Është Qeveria Kurti ajo e cila po i ringjallë e rigjallëron strukturat paralele dhe që dalëngadalë, por me hapa të sigurt, po i rikthen proceset prapa dhe po e ri-instalon Serbinë në Kosovë”, thuhet në reagim.
Kritika LDK-ja ka drejtuar edhe ndaj zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Popovci i cili, siç thuhet, ka deklaruar se “ai universitet nuk është një strukturë paralele”.
Mes tjerash, LDK-ja thotë se kryeministri Albin Kurti duhet të ”heqë dorë nga deklaratat boshe të bëra në Bruksel” dhe të parandalojë ndërtimin e universitetit në Mitrovicën e Veriut.
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë