SHBA-Shqipëri firmosin marrëveshjen që mbron objektet kulturore nga trafikimi
Shqipëria dhe SHBA kanë firmosur sot një marrëveshje mirëkuptimi, e cila synon ndalimin e vjedhjeve dhe trafikimit të objekteve kulturore.
Lajmi bëhet i ditur nga ambasada amerikane në Tiranë më një shënim në faqen e saj zyrtare në “Facebook’.
Marrëveshja në fjalë u firmos nga ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë Matthew Lussenhop në Uashington D.C.
Ambasada thotë se SHBA në dy dekada ka qenë aktive në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë përmes Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Sipas saj, SHBA përmes këtij hapi synon të mbrojë vlerat dhe pasurinë e objekteve kulturore. Në vendin tonë nuk kanë qenë të pakta rastet kur persona të ndryshëm kanë dhunuar objektet kulturore dhe me vlerë historike, me qëllim trafikimin e tyre.
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë