Riciklimi i ujit të shiut, projekti danez do zëvendësojë një të tretën e ujit të tokës
Përdorimi i ujit të shiut për tualete dhe lavatriçe mund të jetë një opsion. Qyteti Nye, në Danimarkë, po teston një sistem që synon parandalimin e përmbytjeve dhe kursimin e ujit të pijshëm. Ky ujë i ricikluar do të zëvendësojë një të tretën e ujit të tokës nëpër shtëpi.
“Kjo ka të bëjë me ndërgjegjen e mirë. Sidomos në një familje me fëmijë si ne, që lajmë shumë rroba. Ndaj është bukur të mund të bësh gjëra ndryshe duke përdorur resurse të tjera”, thotë Malene Brøndberg, arkitekte.
Brøndberg po merr pjesë në këtë projekt.
“Uji vjen përmes dy tubave. Kemi ujin sekondar dhe atë të rregullt që është i pijshëm. Këto janë dy tapa. Njëra është për ujin e rregullt dhe tjetra për ujin sekondar, që është uji i shiut që kalon nëpër lavatriçe dhe tualet”, tregon arkitektja.
Ndryshimet e klimës po i bëjnë përmbytjet më të shpeshta në vendet më të çuditshme. Por Danimarka nuk është një prej tyre. Bazuar në atlasin digjital të vendit, 99% e komunave daneze kanë përgatitur hartat e rrezikut nga përmbytjet, që tregojnë rrezikun për ditën e sotme dhe për klimën në vitin 2100.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë