‘Liri Belishova dhe koha e saj’, Bashkim Shehu sjell librin e ri për gruan e ‘fuqishme’

27 Gusht 2021 | 08:55

Liri Belishova mbetet një nga gratë më të fuqishme dhe të rëndësishme në politikën e regjimit të egër të komunizmit.

Veprimtaria e saj padyshim atë kohë ishte e gjerë, dhe shkrimtari Bashkim Shehu rrëfen Belishovën larg pikëpamjeve personale, duke e zbardhur me fakte dhe dëshmi që kanë ngelur pas.

“Liri Belishova duke u përpjekur të mbrohet iu referohet procesverbaleve dhe iu thotë për të njëjtën gjë ju më keni lavdëruar dhe tani po më akuzoni, çfarë ka ndodhur”, u shpreh shkrimtari.

“Sjell për lexuesin shqiptar, por edhe për studiuesit një pikë takimi të një personazhi me një potencial të jashtëzakonshëm mendor dhe njerëzor”, tha Suela Mino.

Liri Belishova do të mbes ndoshta e vetmja figurë që sistemi për të cilin punoi për ta ngritur e rrëzoi dy herë dhe e sfidoi mjaftueshëm, e megjithatë duket se për këtë figurë ka ende për të folur.

“Liri Belishiva dhe koha e saj”, idelaizmi, humnerat dhe katarsisi rrëfehen në librin eseistik të Shehut, i cili të lë të analizosh kohën dhe figurat e një periudhe të rëndësishme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026