Rifillojnë evakuimet në Kabul, 90 të vrarë nga dy atentatet, Biden premton hakmarrje
Procesi i evakuimit të afganëve nga aeroporti i Kabulit ka vijuar edhe ditën e premte, pavarësisht dy sulmeve vetëvrasëse që lanë pas rreth 90 të vdekur, përfshirë 13 anëtarë të personelit ushtarak amerikan.
Një avion u nis nga aeroporti ndërkombëtar “Hamid Karzai” mëngjesin e së premtes, teksa përpjekjet për të shpëtuar njerëzit nga dhuna e talebanëve, që morën kontrollin e vendit më herët gjatë muajit, vazhdojnë.
Shteti Islamik, një armik i talebanëve por edhe i Perëndimit, deklaroi se një nga atentatorët e tij vetëvrasës vuri në shënjestër përkthyesit dhe bashkëpunëtorët e ushtrisë amerikane.
Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të hakmerren. Vetë presidenti Joe Biden paralajmëroi të enjten përgjegjësit e sulmit se do të ndiqen deri në fund nga drejtësia amerikane.
“Atyre që kryen këtë sulm, si dhe kujtdo që bën thirrje për t’i bërë keq Amerikës, u them këtë: ne nuk do t’ju falim, nuk do të harrojmë. Do t’ju ndjekim deri në fund dhe do t’ju bëjmë ta paguani. Do të mbroj interesat dhe popullin tonë me çdo mjet që kam në dorë”, u shpreh një ditë më parë president i Shteteve të Bashkuara.
Shpërthimet ndodhën disa orë pasi vendet perëndimore kishin paralajmëruar për rrezikun nga sulmet terroriste.
I pari ndodhi në hyrjen veriore të aeroportit, ndërsa i dyti rreth 30 minuta më vonë në afërsi të Baron Kamp, një bazë ushtarake e përdorur në të kaluarën nga forcat e koalicionit.
Gjithashtu, pas shpërthimeve u dëgjuan edhe të shtëna armësh. Nga ana e tyre, talebanët mohuan përgjegjësinë e sulmit duke e dënuar fuqishëm atë dhe deklaruan se ai kishte ndodhur në një zonë të aeroportit të kontrolluar nga amerikanët.
LEXONI GJITHASHTU:
- Biden paralajmëron ISIS: Do t’ju vihemi pas dhe do të paguani për sulmin në Kabul
- 12 ushtarë amerikanë të vdekur pas shpërthimeve në Kabul
“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5