Piktorja shqiptare rrëmben dy çmime të rëndësishme në Angli

28 Mars 2020 | 09:49

Piktorja Suela Pulaha Brown, e cila vitin e kaluar u vlerësua me Çmim të 1- dhe trofe në portret me punimin e saj në vaj “Perla” ku shfaqej soprano me famë botërore Tefta Tashko Koço, rikthehet në 2020 me një sukses të ri dhe të dyfishtë.  Këtë vit piktorja ka marrë pjesë në Festivalin e 72-të të Artit, që organizohet nga Muzeu dhe Galeria e Artit të qytetit Nuneaton në Angli duke fituar Çmimin e 1- dhe trofeun për punimin më të spikatur abstrakt, si dhe Çmim të 3-të me portretin e saj në vaj të titulluar “Anastasia bija ime”. 

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania ajo ka shpjeguar mesazhin që ka dashur të përcjellë përmes pikturave.

“Unë kam dashur të prezantoj lidhjen midis njerëzores dhe hyjnores. Duhet që herë pas here, ashtu si vajza ime në pikturën “Anastasia bija ime”  i ngre sytë lartë drejt qiellit, drejt hyjnores, ti ngrejmë sytë edhe ne drejt hyjnores, sidomos në një kohë të vështirë si kjo që po kalon jo vetëm Shqipëria, por e gjithë bota”, tha ajo duke iu referuar situatës së pandemisë së coronavirusit të ri.

Më tej ajo ka dhënë edhe një mesazh për prindërit shqiptar për mënyrën se si do të duhet t’i angazhojnë fëmijët e tyre gjatë kësaj periudhe.

“Në këtë kohë dëshiroj të nxis të gjithë prindërit shqiptar që të inkurajojnë zhvillimin kulturor dhe artistik të fëmijëve të tyre. Populli shqiptar është mjaft i talentuar dhe mendoj që sa më shumë të investohet në këtë drejtim aq më shumë do të shohim bukurinë e talentit shqiptar”, tha për Euronews Albania piktorja Suela Pulaha Brown.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026