Dy avionë me 182 shtetas të tjerë afganë mbërritën të dielën në Shqipëri

29 Gusht 2021 | 09:52

Dy avionë të tjerë me 182 shtetas afganë mbërritën të dielën në vendin tonë. Ministria e Jashtme bën me dije se në orën 3.50 të mëngjesit mbërriti në Rinas avioni me 154 pasagjerë, nga të cilët 108 u strehuan më Qytetin Studenti dhe pjesa tjetër në Durrës.

Ndërkohë, një tjetër avion me 28 pasagjerë mbërriti pak orë më vonë. Këta të fundit u strehuan në ambientet e Qytetit Studenti.

Deri të dielën në vendin tonë kanë mbërritur 5 avionë me 457 shtetas afganë të larguar pasi vendi ra në duart e talebanëve.

Pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama tha në një intervistë për mediat ndërkombëtare se rreth 4000 afganë pritet të strehohen në Shqipëri.

Ardhja e shtetasve afganë ka shkaktuar reagim në opinionin publik në Shqipëri, ku disa e kanë parë si një gjest humanitar të nevojshëm, ndërsa të tjerë e kanë komentuar si ‘nder të sforcuar kërkuar nga SHBA’. Rama i ka mohuar akuzat duke thënë se “Shqipëria po e bën këtë veprim si përgjegjësi e një shteti anëtar i NATO-s”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026