Komiteti Teknik ashpërson masat anti-COVID, kushte të reja për të hyrë në Shqipëri

30 Gusht 2021 | 12:31

Të shqetësuar nga rritja e numrit të infektimeve, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi sot masat e reja anti-COVID që do të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori.

Masat e reja:

  • Nga 1 shtatori ora policore 23:00-06:00.
  • Nga 6 shtatori qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të plotësojnë një nga kushtet e mëposhtme:

–        Pasaportë vaksinimi

–        Test PCR negativ brenda 72 orëve ose test antigjen brenda 48 orëve

–        Vërtetim të kalimit të COVID-19 jo më vonë se brenda 6 muajve

–        Vlen dhe për qytetarët që kalojnë transit.

–        Shqiptarët që kthehen në atdhe dhe që nuk kanë një nga provat e mësipërme duhet të izolohen për 10 ditë dhe të njoftojnë autoritetet për të kryer test pas fundit të karantinës.

–        Fëmijët deri 6 vjeç përjashtohen nga këto rregulla.

  •  Ndalohet hyrja e personave të tjerë në aeroporte veç pasagjerëve.
  • Në ambientet e mbyllura maska e detyrueshme.
  • Në spitale nuk lejohet të hyjnë familjarët e të pacientëve.

Ndërkohë Komiteti Teknik i Ekspertëve ka rekomanduar vendosjen e vaksinës së detyruar për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët deri më 30 shtator, për ata që nuk e kanë do të kërkohet paraqitje periodike e testit PCR negativ.

Përjashtim vetëm ata që kanë dokument mjekësor për mosbërjen e vaksinës, ku duhet  edhe miratimi i një specialisti të ISHP.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026