Bujar Nishani: Basha dje njohu zyrtarisht parlamentin e ri, po amniston regjimin e Edi Ramës

31 Gusht 2021 | 11:18

Ish-presidenti Bujar Nishani reagoi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD ku u miratuan sekretariatet dhe katër nënkryetarët e rinj të Partisë Demokratike.

Përmes një statusi të gjatë në Facebook Nishani akuzon kryetarin e PD se po e çon drejt rrënimit Partinë Demokratike duke amnistuar një pushtet sipas tij të inkriminuar në dëm të shqiptarëve.

“Asnjëra nga palët nuk e fsheh këtë qëllim e dallim. Ajo që është e sigurt në këtë rast është fakti se i interesuari dhe përfituesi më i madh për të pasur të njëjtën PD si të 8 viteve të shkuara është Edi Rama e ai për këtë investon shumë e kudo. Të tjerët janë thjesht argatë të tij. Vërtet dje, L. Basha e harroi regjimin e masakrës elektorale dhe doli me tezën e një pakice thjesht të korruptuar. Por sot L. Basha është totalisht i diskretituar politikisht në opinionin publik”, shkruan veç të tjerash Nishani në mesazhin e tij në rrjetet sociale.

Ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD ishte të parat figura të njohura të së djathtës që doli hapur kundër kreut të PD Lulzim Basha kur humbën zgjedhjet e përgjithshme me 25 prill dhe iu bashkua zërave që kërkonin dorëheqjen e tij nga drejtimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026