Gruaja afgane lind fëmijën në spitalin e Shkupit

31 Gusht 2021 | 15:18

Një grua afgane ka lindur fëmijën e saj në spitalin e Shkupit, në Maqedoninë e Veriut.

Ajo kishte udhëtuar drejt Shkupit për t’u strehuar përkohësisht në Maqedoninë e Veriut gjatë mbrëmjes së kaluar, ndërsa ishte në javën e 39 të shtatzënisë.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se fëmija dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe për ta po kujdesen ekipet mjekësore prej dje.

Mbrëmjen e së hënës në Maqedoninë e Veriut mbërriti grupi i parë me shtetas afganë, të cilët u pritë nga përfaqësues të lartë të qeverisë.

149 shtetasit afganë do të vendosen në hotele pranë aeroportit të Shkupit, ku do t’i nënshtrohen procedurave për largimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026