Rregulli i ri i Instagram: Nëse nuk verifikon moshën të bllokohet llogaria

31 Gusht 2021 | 17:31

Përdoruesit e Instagram do të duhet t’i tregojnë këtij aplikacioni datën e lindjes, përndryshe llogaria e tyre do të bllokohet, njoftoi vetë kompania. Në Mbretërinë e Bashkuar ky rregull i ri do të hyjë në fuqi të enjten. Dalëngadalë ky “hap i ri” do të aplikohet edhe në vende të tjera.

Në një njoftim që bëri Instagram thuhet se sa herë që një përdorues hap aplikacionin, do të shfaqet një mesazh i cili kërkon që përdoruesi të vendosë datën e lindjes, përndryshe nuk do të mund ta përdorë më llogarinë.

Kompania tha se nevoja që përdoruesit të shënojnë ditëlindjen erdhi në mënyrë që të verifikohet mosha që kanë. Kjo do të çojë në përmirësimin e privatësisë si edhe në një siguri më të lartë për fëmijët që përdorin Instagram.

Britania e madhe vendosi rregulla të reja për “Kodin e Fëmijëve” në internet, ndaj edhe Instagram do të fillojë me zbatimin e kërkimit të moshës nga ky shtet. Britania e madhe paralajmëroi se kompanitë e mediave sociale do të përballen me gjoba të mëdha nëse dështojnë në sigurinë e të miturve.

Çfarë ndryshimesh po bën Instagram?

Në mars të këtij viti, Instagram njoftoi se përdoruesit e rritur nuk do të ishin në gjendje t’u dërgonin mesazhe përdoruesve nën 18 vjeç. Muajin e kaluar, kompania tha se llogaritë e personave nën 16 vjeç do të kenë një nivel më të lartë privatësie. Gjithashtu, Instagram njoftoi se reklamat që u shfaqen personave nën 18 vjeç do të ishin të përzgjedhura, në mënyrë që këta përdorues të mos marrin informacione të tepërta për moshën e tyre.

Në njoftimin e saj të 27 korrikut, kompania tha se reklamuesit do të jenë në gjendje të personalizojnë reklamat bazuar në moshën, gjininë dhe vendndodhjen e një përdoruesi, duke filluar pas “disa javësh”.

Ndonëse nuk është përmendur në asnjë nga njoftimet e Instagram muajt e fundit, të gjitha këto ndryshime shërbejnë në mënyrë që platforma/aplikacioni të jetë në përputhje me kodin të ri për përdoruesit e mitur të internetit që hyn në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar më 2 shtator.

Age Appropriate Design Code në Mbretërinë e Bashkuar (AADC) , që është emri zyrtar i Kodit të Fëmijëve , bën që kompanitë e mediave sociale si Facebook, YouTube dhe të tjera të jenë ligjërisht përgjegjës për përmbajtjen që algoritmet e tyre u shfaqin të personave nën 18 vjeç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026