Raportet Shkup-Athinë, Dendias: Greqia mbështet anëtarësimin e RMV-së në BE

1 Shtator 2021 | 09:53

Raportet bilaterale mes Maqedonisë se Veriut dhe Greqisë janë përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme që në momentin kur të dyja vendet arritën një marrëveshje për ndryshimin e emrit të vendit ballkanik. Gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Shkup, diplomati nënvizoi se Athina mbështet objektivin e shtetit fqinj për t’u bërë pjesë e BE.

Por zbatimi i plotë i marrëveshjes se 2019 është një parakusht jetik. Dendias tha se Shkupi ka ndërmarrë “hapa të rëndësishëm” nën këtë drejtim, por shtoi se “mbetet një terren i rëndësishëm për zbatimin korrekt të saj”.

Ministri i Jashtëm grek falënderoi Maqedoninë e Veriut që ishte krah Bashkimit Evropian në aspektin e ligjit ndërkombëtar, pasi Maqedonia e Veriut ka respektuar të gjitha deklaratat e BE-së për çështjen e shfrytëzimit të ujërave në Mesdhe.

Takimi mes dy homologëve u përqendrua në bashkëpunimin dypalësh në ekonomi, investime tregti, energji, transport dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, theksoi se Marrëveshja e Prespës është baza e marrëdhënieve dypalëshe dhe arkitekturës së re ndërkombëtare.

“Është në interesin e vendit tonë, garanton perspektivën e shtetit dhe atë dypalëshe”, u shpreh Osmani në konferencën e përbashkët për mediat.

Si pjesë e marrëveshjes për ndryshimin e emrit, qeveria në Shkup zbatoi shumë ndryshime praktike, filloi lëshimin e pasaportave dhe kartave të identitetit me emrin Maqedonia e Veriut.

Por një pengesë e re është shfaqur për Maqedoninë së Veriut e cila dëshiron të anëtarësohet në BE. Fqinji i saj lindor Bullgaria, si Greqia, tashmë anëtare e BE-së, kundërshton anëtarësimin e vendit, duke pretenduar një mosmarrëveshje dypalëshe mbi historinë dhe identitetin kombëtar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026