Ministrja Shahini njofton shërbim pisko-social në dispozicion të nxënësve, mësuesëve dhe prindërve

29 Mars 2020 | 12:32

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini, përmes një video-mesazh në faqen e saj zyrtare në Facebook, njofton vendosjen në dispozicion të shërbimit psiko-social për nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

“Nesër fillojmë javën e katërt të mësimit nga shtëpia. Kuptojmë që kjo është një situatë e pazakontë. Ndaj, nxënësit, por edhe mësuesit e prindërit e tyre mund të kenë nevojë për një mbështetje shtesë në këtë periudhë”, fillon mesazhi i Ministres Shahini.

“Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP), së bashku me Urdhrin e Psikologut, kanë organizuar të gjithë shërbimin psiko-social shkollor dhe e kanë vendosur në dispozicion të nxënësve, apo edhe prindërve dhe mësuesve të tyre”, nënvizon ajo. 

Ministrja ka publikuar gjithashtu edhe 4 linqe ku nxënësit, mësuesit dhe prindërit mund të shkruajnë apo kontaktojë direkt me një psikolog apo punonjës social. 

Durrës: http://durres.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikologut/

Lezhë: http://lezhe.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikologut/

Fier: http://fier.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikologut/

Korçë: http://korce.arsimiparauniversitar.gov.al/kendi-i-psikologut/

“Mund të keni shqetësime specifike apo edhe thjesht pyetje të përgjithshme për mënyrën më të mirë për ta menaxhuar situatën në të cilën gjendemi. Pra, mos hezitoni të shkruani! Nëse keni pyetje shtesë, mund të kontaktoni edhe përmes uebsajtit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar”, përfundon mesazhin e saj ministrja Besa Shahini.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026

Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Koçiu ka marrë shembull Turqinë si një vend me cilësi...
18:43 | 04/06/2026