Ministre në tre mandate, Ogerta Manastirliu sërish në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

2 Shtator 2021 | 11:30

Ogerta Manastirliu është një emër i njohur në bashkëpunimin me Edi Ramën. Në vitin 2004, kur kryesocialisti mbante postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Ogerta Manastirliu nisi punë në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve në bashki. Gjatë viteve 2005-2011, ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Shërbimit Social po në bashki Tiranë.

Në vitet 2011-2013, është angazhuar si eksperte për menaxhimin dhe koordinimin e politikave sociale dhe burimeve njerëzore për organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërsa në periudhën shtator 2013–mars 2017, Manastirliu ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Për herë të parë, Ogerta Manastirliu është dekretuar ministre e Shëndetësisë më 19 mars 2017.

Detyrë të cilën e mbajti vetëm 60 ditë pas marrëveshjes me Lulzim Bashën.

Manastirliu u rikonfirmua në kabinet pas fitores së zgjedhjeve në 2017-n.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026