“I kënaqur”, Çuçi komenton vendimin e Ramës për rikonfimimin si ministër i Brendshëm

2 Shtator 2021 | 11:38

“I kënaqur, shpresoj t’a shpërblej vlerësimin e kryeministrit Rama”, kështu u shpreh Bledi Çuçi për Euronews Albania pas rikonfirmimit në postin e ministrit të Brendshëm.

Çuçi u bë pjesë e bë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Socialiste në vitin 2017,  kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe kryetar i Komisionit të Asamblesë për Çështjet e Pushtetit Vendor.

Gjatë viteve 2010-2013, Bledi Çuçi ka shërbyer si ekspert ligjor pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore në Shqipëri e më pas si nënsekretar për Çështjet Zgjedhore në PS.

Në 2013 kur socialistët u rikthyen në mazhorancë pas 8 vitesh atij iu besua posti i Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore dhe Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, detyrë që e mbajti deri në vitin 2017.

Në janar të vitit 2019 deri në dhjetor 2020, një tjetër ministri do i besohej Bledi Çuçit, konkretisht Ministria a Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026