Kushtet dhe mënyra si mund të përfitoni nga fondi i COVID-19 për bizneset, të vetëpunësuarit dhe të papunët
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi kriteret dhe mënyrën sesi personat e prekur ekonomikisht nga situata e COVID-19 në Shqipëri mund të aplikojnë për të përfituar nga ndihma financiare e qeverisë.
Në bazë të VKM nr.254 datë 27.03.2020 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike e të pagesës të së ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore të shpallur si pasojë e COVID-19”, i cili hyn në fuqi prej datës 1 Prill 2020, ju informojmë për kriteret dhe mënyrën e aplikimit që duhet të kryejnë subjektet përfitues, të cilët:
- për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë,
- duhet të kenë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim, si dhe
- duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin
Përfitues të ndihmës financiare të barabartë me pagën minimale në rang vendi, në fuqi, prej 26.000 lekë në muaj, janë:
- personat fizikë të vetëpunësuar;
- punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;
- të punësuarit në personat fizikë tregtarë.
- të punësuarit në personat juridikë,
- me të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë, sipas listëpagesave të deklaruara nga subjektet tatimpagues, të cilët duhet të kryejnë edhe aplikimin për të përfituar ndihmë financiare, sipas Formularit bashkëngjitur këtij njoftimi.
Individët e punësuar, që rezultojnë në më shumë se një listëpagesë, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale.
Subjektet që plotësojnë kushtet e mësipërme, duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing, kërkesën me të dhënat e përfituesve, sipas modelit bashkëngjitur, ku përfshihen:
- Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NUIS
- Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit:
- emrin, atësinë, mbiemrin
- numrin personal të identifikimit të përfituesit
- bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare
- IBAN të llogarisë bankare të individit përfitues
Subjektet që do të plotësojnë kërkesën sipas Formularit të miratuar, (klikoni këtë link), duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve përfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.
Pas verifikimit brenda 10 ditëve të muajit pasardhës, të të dhënave të dërguara nga aplikuesit, nga Drejtoritë Rajonale Tatimore ku subjektet janë të regjistruar, lista përmbledhëse me të dhënat e individëve përfitues të ndihmës financiare, paraqitet nga DPT, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, e cila, sipas VKM nr.254, datë 27.03.2020, kryen pagesat për individët përfitues.
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera