Kosovë, 90% të pacientëve në Mjekësinë Sportive po trajtohen me oksigjeno-terapi
Klinika e Mjekësisë Sportive vazhdon të jetë e ngarkuar me pacientë të infektuar me virusin vdekjeprurës të COVID-19. Aktualisht në Klinikën Infektive ll po marrin trajtim mjekësor 109 pacientë.
Në përgjithësi gjendja e të shtrirëve është e qëndrueshme, përveç 10 pacientëve që kanë simptoma më të rëndë shëndetësore.
Por edhe në këtë klinikë COVID ka shumë pak persona që janë të vaksinuar kundër pandemisë. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, menaxheri i Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti, i cili tha se aktualisht në Infektiven ll janë të lirë edhe 60 shtretër që i takojnë hapësirës së re së destinuar për pacientët me COVID.
Ahmeti njoftoi se mbi 90 për qind e të shtruarve në këtë klinikë po trajtohen me oksigjeno-terapi.
“Ata që janë më të rëndë jemi në kontakt të vazhdueshëm me anesteziolog dhe varësisht nga parametrat klinikë ata pritet të transferohen në mjekimin intensiv qendror COVID… Mbi 90 % janë me oksigjen-oterapi”, tha Ahmeti.
Gjithashtu edhe në Mjekësinë Sportive pranë QKUK-së numri i pacientëve të vaksinuar nuk është i madh, por specialistët thonë se ata që kanë marrë vaksinën po e kalojnë më lehtë variantin “Delta”.
“Pacienti që ka marrë një ose dy doza mund të ketë edhe shumë sëmundje shoqëruese që ndoshta COVID-i është një përkeqësim i situatës, por jo shkaktar i vdekjes”, u shpreh Ahmeti.
Ahmeti ka ritheksuar se trajtim spitalor si pasojë e infektimit me variantin delta po vazhdojnë të kërkojnë edhe shumë të rinj, por ka dhe mosha të vjetra.
Kosova në 24 orë raportoi 32 vdekje si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar edhe 1.612 raste pozitive.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus