Afganët në RMV, çifti i bashkëshortëve rrëfen tmerrin e luftës në Afganistan
“Afganistani nuk është vend i sigurt për të rritur vajza”. Kështu e nisin rrëfimin e tyre për Euronews Albania bashkëshortët afganë, prindër të 3 vajzave të vogla nga 8 muaj deri 4 vjeç, në mëngjesin e parë pas arritjes në Shkup.
Një mjek dhe një mjeke të cilët lanë vatrën dhe profesionet e tyre në vendlindje për të shpëtuar kokën.
“Ne nuk ishim të sigurt në Afganistan dhe për shkak të fëmijëve tanë ne kemi ardhur këtu”, tha refugjatja afgane.
Çifti thotë se ndjehen të sigurt në Maqedoninë e Veriut, por nuk do të donin të ishte destinacioni i fundit për ta.
“Po, tani këtu ndjehem i sigurt. Kam ardhur vetëm për shkak të fëmijëve të mi, familjes sime”, tha bashkëshorti.
“Dua të shkoj në ndonjë shtet apo lokalitet ku do të mund të vazhdoj punën dhe të gjithë të jemi të sigurt. Shpresoj që unë dhe fëmijët e mi të jemi të sigurt dhe vajzat e mia ta vazhdojnë shkollimin në një shoqëri të sigurt”, shtoi gruaja afgane.
Kjo familje afgane arriti mbrëmë në Shkup përmes Gjeorgjisë, në kontingjentin e parë refugjatësh afganë i cili numëronte gjithsej 149 pasagjerë.
Mes tyre edhe një grua në javën e 39-të të shtatzënisë, e cila u transportua me urgjencë nga aeroporti në Spitalin Gjinekologjik në Shkup.
Në ditën e tyre të parë në Maqedoninë e Veriut, refugjatët nga Afganistani po qëndrojnë të izoluar në një hotel në periferi të Shkupit, ndërsa presin të vaksinohen kundër COVID-19.
Me shumë ankth dhe të panjohura, ata presin destinacionin e radhës ku do të rifillojnë jetën normalisht.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta