Katër të vdekur dhe mbi 800 të infektuar me COVID-19

2 Shtator 2021 | 18:45

Në Shqipëri katër qytetarë kanë humbur jetën dhe 853 të tjerë janë infektuar me COVID-19 në 24 orë.

Kështu raporton ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, e cila shton se është shtuar gjithashtu edhe numri i të shtruarve në Spitalin Infektiv në QSUT.

Aktualisht janë 10,915 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv në QSUT po marrin trajtim 103 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4007
Shkodër 1906
Vlorë 883
Durrës 848
Fier 750
Lezhë 648
Elbasan 569
Berat 417
Gjirokastër 3276
Korçë 249
Kukës 196
Dibër 164.

Po ashtu 526 qytetarë janë shëruar në orët e fundit, duke e çuar numrin e  tyre në 134,802, që nga fillimi i epidemisë.

Shqipëri deri tani numëron 2,505 humbje jete, shumica e të cilëve me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026