BE i jep fund betejës ligjore me AstraZeneca-n për vonesat me vaksinat
Bashkimi Europian ka përfunduar mosmarrëveshjet e saj ligjore me AstraZeneca, duke njoftuar sigurimin e shpërndarjes së dozave të mbetura të vaksinës në vendet e BE-së.
Këtë javë BE arriti pragun prej 70% të vaksinimit të plotë të popullsisë së rritur, por Komisionerja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides tha se “ka dallime të konsiderueshme në normat e vaksinimit midis shteteve tona anëtare”, duke shtuar se “disponueshmëria e vazhdueshme e vaksinave, përfshirë ato të AstraZeneca, mbetet vendimtare”.
AstraZeneca u zotua të japë një total prej 300 milionë doza deri në mars 2022.
Në prill, BE filloi veprimet ligjore kundër AstraZeneca për shkeljen e pretenduar të kontratës në lidhje me shpërndarjen e vaksinës së saj kundër koronavirusit.
AstraZeneca ishte angazhuar të furnizonte 180 milionë doza në BE në tremujorin e dytë të 2021, por u përball me vonesa të shumta në dërgesat.
Vaksina ishte një pjesë kryesore e planit të vaksinimit të bllokut. Ajo është më e lirë dhe më e lehtë për t’u përdorur sesa Pfizer dhe Moderna. Gjithashtu është miratuar për përdorim në mbi 50 vende.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik