Gjykata lë në burg 41-vjeçarin e kërkuar nga DEA për drogë dhe pastrim parash
3 Shtator 2021 |
11:34
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg për 41-vjeçarin Aleks Vulaj i arrestuar pak ditë më parë me qëllim ekstradimin drejt SHBA. Vulaj ishte shpallur në kërkim për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në shtetin e Miçiganit në Amerikë.
41-vjeçari u arrestua dy ditë më parë në rrugën nacionale Tamarë-Hani i Hotit, pas një hetimi nga zyra e DEA-s në Athinë dhe ndjekjeje dy mujore nga ana e Policisë së Shtetit.
Pritet që 41-vjeçari të ekstradohet drejt SHBA-së për t’u përballur me drejtësinë amerikane.
Ndërkohë, gjykata e Miçiganit në SHBA ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin për 2 veprat e mësipërme penale.
Lajme të Sugjeruara
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut