Kafshët shtëpiake në karantinë, këshillat që ekspertët japin për marrëdhënien me to

30 Mars 2020 | 12:32

Të jetuarit në karantinë për shkak të përhapjes së coronavirusit po shqetëson dita ditës njerëzit, por miqtë tanë me katër putra janë ende duke shijuar situatën. Qytetarët janë gjithmonë në shtëpi dhe ata nuk do të humbasin asnjë shëtitje sepse kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar nga karantina. Në lulishte ka plot njerëz që vrapojnë me qentë e tyre.

“Jam e sigurt se ata tashmë kanë vënë re se ne nuk shkojmë në punë dhe nuk i lëmë ata vetëm. Por ne përpiqemi të mbajmë rutinën e zakonshme ditore, në mënyrë që ata të mos kenë konfuzion. Unë mendoj se ata me të vërtetë po shijojnë kohën shtesë që kalojmë me ta”, tha Mariann Tóth, ekonomiste.

Megjithëse shkencëtarët kanë dëshmuar se qentë nuk mund të infektohen me COVID-19, kjo nuk do të thotë se ata nuk mund të jenë të rrezikshëm për pronarët e tyre. Sipas veterineres Dr. Blanka Reményi, është e rëndësishme të shmangni kontaktet me kafshët sa më shumë që të jetë e mundur dhe të mos prekni kafshët shtëpiake të personave të tjerë.

“Supozojmë se virusi mund të jetë prezent në qimet e një kafshe, nëse pronari është i infektuar me COVID-19. Në një rast të tillë është shumë e mundur që nëse dikush nuk i ndjek rregullat e higjienës kafshët shtëpiake si qeni, mund të infektojnë pronarët e tjerë, familjarë ose fqinjët. Gjithashtu virusi mund të ngjitet nga një qen tek një tjetër”, tha Dr. Blanka Reményi, veterinere.

Mjekja paralajmëroi të gjithë se të njëjtat rregulla vlejnë për operacionet veterinare gjatë epidemisë. Është kërkuar që klinikat të përdoren vetëm në raste urgjente dhe të prenotojnë përmes telefonit. Në çdo rast, nëse është e mundur, duhet të presin larg njëri-tjetrit. Përhapja e virusit ka vendosur në vështirësi edhe fondacionet për kafshët. Për këtë Shërbimi i Kërkimit dhe Shpëtimit ka filluar një fushatë për mbledhjen e fondeve.

“Deri më tani të gjithë na kërkuan ndihmë, por tani na duhet ne ndihmë. Burimi ynë kryesor i të ardhurave ishte sigurimi i eventeve Por për shkak të epidemisë, këto ngjarje u anuluan, dhe gjithashtu mbështetësit mund të japin më pak”, tha drejtori i operacioneve László Balázs.

.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026