Vijojnë shifrat e larta të COVID-19, 4 viktima dhe 984 raste të reja
Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se katër qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa 984 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë.
Shumica e rasteve të reja janë identifikuar në Tiranë (294), duke vijuar më pas me Shkodrën (93) dhe Durrësin (79).
Që prej fillimit të pandemisë 2.512 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, ku sipas autoriteteve shëndetësore një pjesë e madhe vuanin nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Gjithashtu, autoritetet raportojnë se 640 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e qytetarëve që kanë fituar betejën ndaj virusit në 135.961.
Sipas të dhënave të ministrisë, janë rreth 11.628 raste aktive në mbarë vendin.
Pak më parë, përmes një statusi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë konfirmoi rihapjen e spitalit COVID 3 për “t’iu përgjigjur “fluksit në spitale”.
Në dy spitalet e kryeqytetit po marrin trajtim 106 pacientë, prej të cilëve 18 janë në gjendje më të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë i ka bërë vazhdimisht apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, ndërsa vijon fushata e hapur e vaksinimeve për gjithë personat mbi moshën 18-vjeç.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta