Çështjet që mund të ulin në tryezë Ramën dhe Bashën në vjeshtë
Kodi Zgjedhor, Reforma Territoriale apo zgjedhja e Presidentit të ri janë tre çështjet që mund të ulin në tryezën e dialogut maxhorancën dhe opozitën.
Ndryshe nga dy vitet e fundit, kur atmosfera mes kampeve politike ishte tejet e tensionuar, kjo vjeshtë ka rritur gjasat për bashkëpunim mes PS dhe PD në Parlament dhe sinjalet nuk kanë munguar.
Gjatë një mbledhje me deputetët e rinj dhe të vjetër socialistë, kryeministri Rama foli hapur, por pa e shpjeguar llojin e bashkëpunimit.
“Dora e bashkëpunimit pa kushte me PD, pavarësisht nga sjellja, retorika apo veprimet e rivalëve”, tha Rama.
Më konkret ishte, kryedemokrati Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku foli për fushat që duhen reformuar nga parlamenti i ri.
“Ndryshimet kushtetuese të 2008-ës nuk i përshtaten më nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci, për kontrollin dhe balancën e pushteteve, ndaj për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, duhen ndryshime rrënjësore”, tha Basha.
Analisti Afrim Krasniqi thotë se silueta e bashkëpunimit mes PS dhe PD ka filluar të dallohet.
“Ka një bashkëpunim të nisur mes PS-PD. Ka 3 pika, reforma e re zgjedhore, konsensusi për zgjedhjet e parakohshme lokale dhe kompromisi për zgjedhjen e Presidentit”, tha z, Krasniqi.
Se si do të jetë klima mes dy kampeve politike dhe sa nga cila temë do të fillojë diskutimi, do të kuptohet duke nisur nga 10 shtatori, kur dhe Presidenti Meta ka thirrur seancën e parë të Kuvendit të ri.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq