Mbi 90% e ujdisë së Uashingtonit mes Kosovës e Serbisë kanë mbetur në letër

4 Shtator 2021 | 19:33

Përveç njohjes së Kosovës nga Izraeli dhe studimit të fizibilitetit për liqenin e Ujmanit, pikat tjera të kësaj marrëveshje kanë mbetur në letër.

E gjithë kjo, pasi qeveria aktuale në krye me Albin Kurtin nuk pajtohet me këtë marrëveshje dhe konsiderohet e paligjshme. Por për Avdullah Hotin, kjo marrëveshje është fuqiplotë.

“Si mund të nënshkruhen një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë e të mos jenë fuqiplotë?  Marrëveshja e 4 shtatorit 2020 është e rëndësisë strategjike për shtetin e Kosovë. Ajo e forcon partneritetin strategjik Kosovë-SHBA dhe siguron përfshirje të drejtpërdrejt të SHBA-ve në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës në rajon dhe ndërkombëtarisht”,thekson ish-kryeministri.

Ndërkohë, duket se edhe qëndrimi i VV karshi kësaj ujdie është zbutur. Sipas deputetit të kësaj partie, Haki Abazi, shumica e zotimeve te 4 shtatorit në Uashington flasin për marrëdhëniet qe Kosova duhet t’i ketë me SHBA, duke mos e përfshirë aspak Serbinë.

“Sigurisht shumica e zotimeve janë po ashtu çështje bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA dhe do te vazhdojmë të bisedojmë me administratën Biden për forcimin e këtij lloj bashkëpunimi strategjik”, thotë ai.

Por, për Hotin zbatimi në tërësi i kësaj marrëveshje është e domosdoshme, pasi sipas tij, Kosova humb nëse nuk e bën një gjë të tillë.

“Ata që e kundërshtojnë nuk e duan një rajon të qetë dhe të integruar në familjen e kombeve demokratike perëndimore. Moszbatimi i kësaj marrëveshje i humb Kosovës miliona investime në infrastrukturë, energji dhe financim të bizneseve, si dhe e lëkund partneritetin tonë me SHBA-të”, shton Hoti.

Përpos marrëveshjes, Abazi thotë se Serbia vijon të lobojë në heshtje kundër Kosovës.

“Deklaratat e fundit te presidentit Vuçiç përveç se janë brengosëse, nuk janë befasuese fare, sepse e dimë që Serbia përkundër atyre zotimeve ka vazhduar të bëjë lobin e saj kundër Kosovës, sepse e ka qellim strategjik qe mos të lejojë progresin e saj.”, thekson Abazi.

Disa nga pikat e marrëveshjes janë në disfavor të Kosovës sipas analistit Halil Matoshi.

“Amerikanët po e trajtojnë si të mirëqenë atë marrëveshje, por pala kosovare ka humbur shumë kohë vetëm duke e kritikuar sidomos qeveria aktuale nuk ka gjetur mënyrë apo formë për ta trajtuar me palën amerikane, thjesht me negocim dhe me e dhënë mendimin e vet se për cilat pjesë të marrëveshjes pajtohet e për cilat jo. Sepse çështja e minishengenit është marrëveshje, e cila e degradon pavarësinë e Kosovës, sepse ende nuk njihet nga Serbia dhe aty shkon si palë e pabarabartë, ndërsa pjesët tjera janë në favor të Kosovës pa asnjë dyshim.”, thotë ai.

Në këtë marrëveshje të nënshkruar në Shtëpinë e bardhe, parashihej edhe moratoriumi 1-vjeçar për mos aplikim për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ndaljen e lobimit të Serbisë kundër Kosovës, shfrytëzimin e përbashkët të liqenit të Ujmanit, krijimi i lidhjeve mes dy vendeve përmes autostradës e hekurudhave, përfitimet financiare nga Korporata Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar, njohja e diplomave e disa pika të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026