Lajm i mirë për lexuesit e librave, rihapen libraritë e mbyllura nga COVID-19
Masat e rrepta të ndërmarra nga qeveria shqiptare për mbylljen e bizneseve në kuadër të mospërhapjes së coronavirusit në javët e fundit detyruan qëndrimin hapur vetëm të një grushti biznesesh, të cilësuara si të domosdoshme për vazhdimësinë normale të jetesës në mbarë vendin, me theks të veçantë tek ushqimoret dhe farmacitë.
Megjithatë, një ndryshim në urdhrin “Për kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë” të datës 20. 03. 2020 nënshkruar ditën e sotme nga ministrja e Shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu do të mundësojë “ushqimin” me dije për të gjithë të pasionuarit e librave. Ministrja ka udhëruar lejimin e ushtrimit të aktivitetit për tregtimin me pakicë të librave, si dhe kancelarive.
Ish-ministrja e Kulturës znj. Mirela Kumbaro njoftoi lajmin e mirë në profilin e saj në Twitter duke shkruar “Se nganjëherë kur i ke gjërat e lehta nuk i vlerëson. Këto javë që libraritë ishin mbyllur më duket diçka kuptuam. Kush kërkon, dëgjohet. Që nesër, lejohet shërbimi në librari,” tha znj. Kumbaro.
“Brenda orarit të lejuar, bashkë me patatet, shko ble librin që s’e ke! Apo fletoret e vizatimit për fëmijët!” nxiti ajo qytetarët.
Se nganjehere kur i ke gjerat e lehta nuk i vlereson.Keto jave qe librarite ishin mbyllur me duket diçka kuptuam.
Kush kerkon, degjohet
Qe neser,lejohet sherbimi ne librari
Brenda orarit te lejuar, bashke me patatet, shko ble librin qe s’e ke! Apo fletoret e vizatimit per femijet pic.twitter.com/02S3OT4qk0— Mirela Kumbaro (@MirelaKumbaro) March 30, 2020
Gomisteritë përfshihen gjithashtu në urdhrin e ri që lejon vazhdimin e aktivitetit të tyre në orët e lejuara 05:00-13:00 nga e hëna në të shtunë.
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor