Nuk është më i lehtë ‘Delta’, por shqiptarët kanë krijuar imunitet, thotë epidemiologu
Mjeku epidemiolog, Fabian Cenko e shpjegon numrin e vogël të vdekjeve nga COVID në Shqipëri në 2021 krahasuar me 1 vit më parë me faktin se shqiptarët sivjet janë shumë më të imunizuar.
I ftuar në ‘Mirëmëngjes’, në Euronews Albania epidemiologu tha se varianti i ri Delta është vërtetuar se është jo vetëm më i transmetueshëm, por edhe shkaktar i shumë sëmundjeve të tjera.
Sipas tij, fakti që njerëzit po e kalojnë më lehtë të këtë variant në Shqipëri nuk lidhet me të ashtuquajturën ‘butësi’ të variantit ‘Delta’, por me faktin që popullata shqiptare ka krijuar një imunitet shumë më të madh se një vit më parë
“Në gushtin e këtij viti numri i rasteve është deri në 7 herë më shumë se 1 vit më parë, ndërkohë që numri i vdekjeve është 2 herë më pak.
Sivjet kemi një variant që është jo vetëm më i transmetueshëm, por po rriten të dhënat që tregojnë se edhe virulenca dhe aftësia për të shkaktuar sëmundje është e lartë. Fakti që ka më pak fatalitete tregon se popullata është sot shumë më e imunizuar nga vaksina apo në mënyrë natyrale”, shpjegoi mjeku.
Ai bëri thirrje për kujdes të shtuar dhe respektim të masave edhe nga ata persona që janë vaksinuar, pasi mundësia për t’u infektuar dhe për të infektuar të tjerët është e madhe edhe tek personat e vaksinuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës