Pasaporta e vaksinimit e nevojshme për t’u futur në klubet e natës në Angli
Ministri i Vaksinave në Mbretërinë e Bashkuar, Nadhim Zahawi u tha mediave britanike të dielën se qytetarët që duan të frekuentojnë klubet e natës apo edhe vende të tjera të mbushura më njerëz duhet të jenë të pajisur me një pasaportë vaksinimi që nga fundi i shtatorit.
Zahawi i tha Sky News se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po punonte me industrinë e jetës së natës për të siguruar që vendet të hapen “në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme”.
“Ne po shikojmë deri në fund të shtatorit, kur të gjithë kanë pasur mundësinë të vaksinohen plotësisht, për vendet e mëdha, vende që mund të përfundojnë duke shkaktuar një rritje të vërtetë të infeksioneve, ku ne duhet të përdorim procesin e certifikimit”, tha ai.
Rregulli i ri do të zbatohet vetëm në Angli, me qeveritë e transferuara në Skoci, Uells dhe Irlandën Veriore, përgjegjëse për të bërë gjykimet e tyre nëse duan të respepktojnë këtë rregull apo jo.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut