COVID-19 ‘përçan’ francezët, protesta kundër pasaportave
Me mijëra qytetarë mbushën rrugët e Parisit për të kundërshtuar përdorimin e pasaportave COVID-19. Një manifestim i organizuar nga figura të njohura të qendrës së djathtë.
“Macron ne nuk i duam pasaportat e tua”, “Liri liri”, ishin këto disa nga thirrjet e protestuesve të cilët mbanin në duar pankarta.
Gjatë marshimit shumë prej tyre i trajtuan klientët në bare dhe restorante si bashkëpunëtorë të qeverisë. Madje fishkëllyen kundër tyre.
Në të njëjtën kohë kur prej javësh në Paris zhvillohen protesta, pjesa më e madhe e qytetarëve francezë mbështesin rregullat e reja. Madje 73% e tyre kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 67% janë vaksinuar plotësisht.
“Unë protestoj sepse ndiej që liritë tona janë futur në kurth. Ne duhet të jemi të lirë nëse duam të vaksinohemi apo jo. E nëse duhet të rezistojë derisa të hiqet pasaporta ,duke mos shkuar në restorante, apo të dal jashtë atëherë po do ta bëj, absolutisht po”, tha një protestuese.
Të tjerët thonë se i respektojnë të vaksinuarit, por shprehen kundër injeksioneve me detyrim.
“Unë jam e lirë, respektoj ata që janë vaksinuar, por nuk jam dakord me mënyrën sesi po imponohet”, shprehen të tjerët.
Pasi pasaporta anti-COVID hyri në fuqi në Francë është vënë re një ulje e të infektuarve, shtrimet në spital po ashtu kanë shënuar rënie.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus