Fëmijët janë më pak të rrezikuar nga COVID-19, thotë specialisti i shëndetit
Përfshirja e fëmijëve në planet e vaksinimit ka krijuar debate pro dhe kundër në shumë vende të botës. Por a duhet të vaksinohen fëmijët?
Specialisti i shëndetit publik në Londër, Laidon Shapo, thotë se ekspertët janë të mendimit që vaksinimi duhet fillimisht të aplikohet tek grupet shoqërore që janë më vulnerabël dhe pastaj kjo strategji duhet të shtrihet tek shtresat e tjera.
“Vendimi nuk është përfundimtar. Komitetit i Ekspertëve mendon ka nevojë të bëhet një vaksinim, por vetëm tek grupet vulenrabël. Këtu janë rreth 200 mijë persona. Të tjerët mund të bien ose ka rënë me variantet e virusit dhe pastaj gradualisht të studiohet strategjia për të vaksinuar më shumë se sa ata që quhen vulnerabël”, tha ai.
Mjeku pohoi se fëmijët janë më pak të rrezikuar nga infeksioni i COVID-19 në krahasim me të rriturit.
“Fëmijët nuk janë të rrezikuar aq sa të rriturit nga COVID”, tha ai në intervistë për Euronews Albania.
Trupa këshilluese për vaksinat në Britani të Madhe refuzon të jap dritën jeshile për të rekomanduar vaksinimin e fëmijëve të shëndetshëm të grupmoshës 12-15 vjeç.
Komiteti bëri me dije se duhet të vaksinohen vetëm fëmijët me kushte specifike shëndetësore. Për fëmijët e shëndetshëm, sipas tyre marrja e vaksinës sjell një përfitim të vogël.
Vendimi për fëmijët e shëndetshëm u bazua në shqetësimin për një efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë të vaksinës Pfizer që shkakton inflamacion të zemrës, të njohur si miokardi.
Përmes këtij rekomandimi Britania mund të ndjekë një qasje të ndryshme nga SHBA, Izraeli dhe disa vendeve evropiane, të cilat janë duke vaksinuar fëmijët.
Megjithatë një vendim përfundimtar ende nuk është marrë, pasi qeveria britanike tha se do të konsultohej me këshilltarët mjekësorë për të pare të tjerë faktorë, siç është përhapja e virusit në shkolla.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta