Analisti Aleksandër Çipa paralajmëron “befasi politike” në legjislaturën e re

6 Shtator 2021 | 19:54

Në prag të fillimit të legjislaturës së re, partitë kryesore kanë përçuar sinjale për të bashkëpunuar për disa çështje.

Analisti Aleksandër Çipa e cilëson pozitive rikthimin e opozitës në parlament dhe kjo për të është një vlerë e shtuar për jetën parlamentare.

Ndryshe nga PD-ja, e cila ka artikuluar nevojën për të bërë ndryshime kushtetuese, LSI-ja thotë se nuk ulet në tryezë më PS pa zgjidhur më parë “masakrën zgjedhore” që ka ndodhur sipas tyre më 25 prilli.

“Së pari ajo që është e rëndësishme është kthimi i opozitës në parlament. LSI prej disa vitesh në jetën politike ka pasur rolin e vektorit të tretë politik dhe në këtë legjislaturë duket se nuk e ka këtë”, tha Çipa.

Në studion e Euronews Albania, z. Çipa shprehet se kompleksin më të madh e ka PS-ja pasi ka përballë një opozitë solide, të paktën sa i përket numrave.

“Kompleksin më të madh e ka shumica qeverisëse, sepse PS vërtet ia ka dalë të garantojë numrat e pasjes së qeverisë e vetme, por në periudhën e pritshme politike shpesh ndodhin lëvizje politike në kushtet e një opozita solide”, tha ai.

Ai nuk e përjashton faktin se në këtë legjislaturë mund të ketë befasira politike duke marrë në konsideratë çështjet që janë në program, si presidenti i ri apo zgjedhjet vendore të 2023.

“Mund të kemi befasira politike në katërvjeçarin e ardhshëm. Ne kemi dy zgjedhja të rëndësishme; presidentin dhe zgjedhjet vendore, por ka sinjale për një qasje luajaliste për rishqyrtimit të ligjit për ndarjen administrative”, shton ai.

Sipas Çipës, jeta parlamentare pritet të karakterizohet nga një klimë e nxehtë dhe kjo mund të ndodh për dy arsye kryesore.

“Është një parlament, i cili besoj se në ditët kalendarike do jetë i nxehtë. Kemi një opozitë që është lodhur duke qëndruar në opozitë dhe kemi një shumicë që është konsumuar dhe është sulmuar publikisht”, shtoi ai.

Analisti komentoi një tjetër çështje, që është shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, Berisha duhet të përballej personalisht me akuzat dhe jo të përfshinte PD-në në këtë çështja pasi kjo ndikon tek elektorati.

“Në parim do duhet të kishte një qëndrim të prerë, por kjo çështje lidhet me atin politik të partisë, kjo është e lidhur me gravitetin e brendshëm të partisë dhe është vetë historia politika e kësaj partie. Ai duhet ta kryente aktin e çlirimit të partisë nga ky ngërç. Kjo pengmbajtje është e dëmshme dhe ka kosto për partinë në raport me elektoratin shqiptar”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026