Haxhiu ‘ngacmon’ Bushatin për analizat seksiste për gratë në qeverinë Rama
Kryeministri i vendit, Edi Rama, në mandatin e tretë ka zgjedhur që në krye të ministrive të caktojë më shumë gra dhe vajza.
Por a është kjo zgjedhje e duhur për qeverinë ‘Rama 3’? Kjo çështje u diskutua në emisionin “Shock” në Euronews Albania mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut.
Analisti Baton Haxhiu tha se shoqërinë shqiptare e respekton më shumë nga rolin i grave.
“Bushati i quajti gratë femra. Për dallim nga Bushati, unë shoqërinë shqiptare e respektoj më shumë përmes femrave se meshkujve. Janë të ndërgjegjshme, janë më të përkushtuara dhe janë luajale ndaj institucioneve”, tha ai.
Por në debat e sipër ndërhyri Bushati duke thënë se nuk kishte dëgjuar një argument të tillë, të cilin e cilësoi si qëndrim seksist.
“Qasje me seksiste se kjo nuk kam dëgjuar ndonjëherë”, tha Bushati.
Baton Haxhiu insistoi tek argumenti e tij, duke thënë se etiketimet e Bushatit kanë doza të larta seksizmi. Ai u shpreh se caktimi i grave në qeveri, jo domosdoshmërisht lidhet me risinë.
“Pjesa jote ishte më seksiste se e imja. Jo nuk është risi, nuk ka asnjë lidhje. kam vërejtje për ndërtimin, rezultatet nuk i di, mund t’i paragjykoj rezultate. Gratë e qeverisë Rama duhet ta dëshmojnë se nuk janë thjesht femra”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta