Përleshjet në Malin e Zi, Bushati: Mbrapa është dora e Serbisë

6 Shtator 2021 | 21:00

Ceremonia e shugurimit të kreut të kishës Ortodokse serbe në Cetinje të Malit të Zi, është shoqëruar me përleshje dhe protesta të dhunshme.

Emërimin e kreut të Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi, Andi Bushati e sheh si një tentativë të Serbisë për të mbrojtur idenë e “Serbisë së Përjetshme” dhe për të bashkuar serbët dhe “pro-serbët” e të gjithë Ballkanit.

Në emisionin “Shock” Bushati tha se kjo sjellje e Serbisë duhet të jetë shqetësuese edhe për shqiptarët, duke iu referuar qëndrimeve të kundërta të kryeministrit shqiptar Rama dhe kryeministrit të Kosovës Kurti në lidhje me qëndrimin e shteteve të rajonit kundrejt historisë.

“Rama mendon se Ballkani bëhet më i mirë duke harruar historinë dhe duke parë nga e ardhmja. Kurti nuk mund të bëjmë përpara për sa kohë kemi Serbinë që politikat e saj të të nesërmes i ka të bazuara te trashëgimia e saj e të shkuarës”, u shpreh Bushati.

Andi Bushati tha se ajo që ka ndodhur në Mal të zi është orkestruar nga Serbia e cila “një herë del në Mal të Zi, një herë në Kosovë dhe një herë në Bosnje”.

Për Bushatin, Serbia është faktor në Ballkan që e sheh të nesërmen me syzet e të shkuarës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022