Ermal Hasimja: Përjashtimi i Berishës nga PD mund të prodhonte stuhi të brendshme
Ish-Kryeministri i vendit, Sali Berisha deklaroi mbrëmë në Euronews Albania se do vijojë betejën politike në parlament, pavarësisht thirrjeve të ambasadores së SHBA, e cila ka kërkuar që ai të mos jetë pjesë e tij.
Politologu Ermal Hasimja thotë se qasja që ka zgjedhur z. Berisha e dëmton PD-në në raport me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Qëndrimi i tij e dëmton marrëdhënien e PD me aleatët tanë të rëndësishëm, amerikanët. Nëse do të pranonte të hiqte dorë nga politika, do të pranonte praktikisht atë akuzë apo atë damkë që i është vënë”, tha ai.
Përballë moderatores Erla Mëhilli, Berisha tha se nuk pret që të përjashtohet nga grupi parlamentar i PD-së, por nëse ky skenar realizohet, ai paralajmëroi se do ta kthente PD-në siç ka qenë.
Sipas Hasimes, skenari për të larguar Berishën nga grupi parlamentar mund të prodhojë “stuhi të forta” në Partinë Demokratike.
“Patjetër. Kjo është pjesë e lojës. Është kollaj ta heqësh. Edhe Basha edhe PD…dhe të tjerët që donin ta largonin, natyrisht që i bëjnë llogaritë me një stuhi të brendshme që mund të shkaktojë z. Berisha, por dhe përmes mbështetësve të tij brenda vetë PD”, tha ai.
Gjithsesi, z. Hasimja mendon se skenari më i mirë në këto rrethana do ishte që ish-lideri historik të largohej vetë nga Partia Demokratike, por edhe kjo zgjedhjE shton ai e ka një kosto në kurriz të Berishës.
“Mendoj se në të gjitha rastet PD do të goditet. Dilemat e z. Basha kanë lidhje me atë që kërkon më pak goditje. I vetmi skenar që mund të funksionet mirë është që vetë z. Berisha të vendoste të largohet vetë për të mirën e PD, por nëse e bën këtë do duhet ta marrë mbi supet e veta damkën që i është vënë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq