Vdekjet nga pandemia në Kosovë, Baton Haxhiu: Qeveria hesht pa moral
Analisti politik Baton Haxhiu kritikoi si të pamoralshme heshtjen e qeverisë së Albin Kurtit përballë situatës me dhjetëra vdekje çdo ditë nga pandemia në Kosovë.
Në emisionin “Shock” me Bruna Çifligun dhe Andi Bushatin në Euronews Albania, Haxhiu kujtoi se si Vetëvendosje sulmoi ashpër qeverinë e shkuar për pandeminë.
“Edhe sa njerëz duhet të vdesin që ta kuptoni se duhet të jepni dorëheqjen,” – citoi Haxhiu një nga frazat që i drejtohej qeverisë së Avdullah Hotit kur kishte shumë raste me COVID-19 në Kosovë.
Haxhiu tha se kritikat për të ardhur në pushtet ishin të mëdha sa Vetëvendosje moralizoi çdo gjë që kërkonte, “e përdhosi secilin njeri që ishte në qeverinë e kaluar për gjëra shumë më të vogla që po i ndodhin kësaj qeverie”.
“Si është e mundur, që të gjithë eksponentët politikë i kthyen me këtë frazë qeverinë e shkuar për muri, të jetë kaq e pamoralshme që të heshtë, së paku të deklarohet, së paku sqarohet, as nuk janë trasnparentë, as të moralshëm, as të vetëdijshëm se çfarë po ndodh dhe as nuk po udhëheqin me vend, as nuk po merren me pandeminë,” – theksoi Haxhiu.
“E krijuan atmosferën e vdekjeve, ja ku janë vdekjet,” – vijoi analisti politik.
Gjatë debatit me Bushatin dhe gazetaren Çifligu, Haxhiu vuri në diskutim masat dhe qëndrimet e mbajtura nga qeveria e Kurtit duke i konsideruar ato të pamoralshme.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta