Andi Bushati: Rama po shfrytëzon afganët për të mbyllur vjedhjen e zgjedhjeve
Analisti Andi Bushati është i mendimit se kryeministri Rama ka zgjedhur t’i pranojë në mënyrë vasale afganët në Shqipëri që të mbyllë çështje më të mëdha politike.
Në emisionin “Shock” me Bruna Çifligun dhe Baton Haxhiun në Euronews Albania, Bushati theksoi se Shqipëria ka një problem profesional përveçse parimor në pritjen e afganëve që i largohen pushtetit të talebanëve.
Për aspektin profesional, Bushati nënkuptoi faktin se nuk ka siguri nga personat që priten.
“Ne po pranojmë këtu njerëz pa certifikatë sigurie, ne nuk e dimë ata janë bashkëpunëtorë të talebanëve apo jo, kjo ka të bëjë me sigurinë dhe një shtet serioz këtë nuk e pranon,” – u shpreh Bushati.
“Ne po sillemi si vasalë, jo si shtet mikpritës,” – këmbënguli më tej Bushati
“Doli Olta Xhaçka, tha do presim disa qindra, doli Niko Peleshi tha mund të shkojë dhe te njëmijëshja, pastaj doli Edi Rama tre mijë tha, pastaj doli nja tre ditë më vonë katër e bëri,” – solli në vëmendje analisti.
Sipas Bushatit Rama i ka hapur dyert afganëve për të fituar pikë politike për vete.
“Rama po shfrytëzon disa afganë të mjerë për të mbyllur vjedhjen e zgjedhjeve, për të luftuar Sali Berishën, Lulzim Bashën e të tjerë,” – theksoi Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)