Endrit Shabani: Rama do bëhet edhe më keq se kaq, i duhet kufizuar pushteti
Për Endrit Shabanin nga “Nisma Thurje”, kryeministrit i duhet kufizuar pushteti, pasi me mekanizmat aktual të sistemit politik “Rama mund të bëhet edhe më autoritar se kaq”.
Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Shabani, analizoi sistemin politik në Shqipëri duke theksuar se ai nuk ka mekanizma kontrolli. Shabani bëri një paralelizëm me ish-diktatorin Hoxha.
“Pse Enver Hoxha sillej ashtu siç sillej? Sepse mundej, sepse e kishte eliminuar opozitën,” – argumentoi Shabani.
“Ky [aktuali] është një regjim hibrid, ka zgjedhje, por opozita e ka të vështirë të vijë në pushtet dhe dalë ngadalë mekanizmat e kontrollit [të pushtetit] çmontohen,” – shpjegoi drejtuesi i “Nismës Thurje”.
Sipas Shabanit sistemi është ai që ia mundëson kryeministrit sjelljen autoritare dhe ngjashëm siç po sillet Rama, mund të sillej çdokush tjetër. Për këtë ai tha se duhet medoemos që të ndërtohen mekanizmat mbrojtës, apo sistemi të ndryshohet.
Rama është i njëjti njeri që ka qenë në 1998-ën, s’ka qenë kaq arrogant, sepse nuk kishte mundësi,
“Problemi dhe vëmendja duhet të jetë se përse ky njeri sillet kështu, pse ne nuk kemi mundësi ta kufizojmë [pushtetin],” – tha Shabani.
“Rama do të bëhet më keq se kaq, çështja është të mos shpresojmë që ai të vërë dorën në zemër e të kujdeset për ne, çështja është si t’ia kufizojmë pushtetin me ligj, me struktura politike, që ai dhe kushdo që të vijë të mos kenë mundësi… sepse me këtë sistem kushdo që do jetë në vend të Ramës do sillet po njësoj,” – këmbënguli në fund Shabani.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut