Denis Dyrnjaja: Qeveria është Rama, ministrat janë aty thjesht për të marrë ca portofole
Gazetari Denis Dyrnjaja shprehu rezerva për kabinetin e ri qeveritar “Rama 3”, ndërsa e sheh të palogjikshme shkrirjen e Ministrisë së Diasporës.
“U shkri Ministria e Diasporës. U bënë samite, me angazhime, me jehonë mediatike dhe në fund u shpërbe gjithçka”, tha ai në “Now” në Euronews Albania.
Ai theksoi se qeveria është kot, pasi Rama është ai që merr çdo vendim. Sipas tij, ministrat janë aty për të marrë thjesht përfitimet politike.
“Unë mendoj se qeveria është kot, në një kuptim qeveria është Rama-kryeministër, Rama-ministër. Ministrat janë aty thjesht për të marrë ca portofole dhe për të marrë CV politike dhe administrative, dhe nuk janë aty për të qenë ministra”, tha ai.
Një tjetër shqetësim për Dyrnjanë është fakti se ministrat nuk kanë pasur rezultate, por më shumë janë përfolur për probleme.
“Po të marrësh rezultatet e ministrave, ne nuk kemi ministra që lënë gjurmë të mëdha që të thuash. Më shumë i përflasin ministrat për probleme se për arritje”, shtoi ai.
Gjithashtu ai e quan të palogjikshme përzgjedhjen e Ramës, që Shqipëria të ketë katër ministra shteti.
“Për çfarë duhen katër ministra shteti? Duket fiks si poste qokë, pikat më kruciale në qeveri i kemi të dyshimta. Rama ka tre persona të rëndësishëm: Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin dhe Taulant Balla. Këta janë edhe qeveria, edhe partia edhe gjithçka tjetër që ka Rama”, shtoi ai.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi