Kreu i Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë: Cilësia e naftës njësoj në gjithë vendet e rajonit

8 Shtator 2021 | 08:18

Kreu i Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë Fadil Bejrani tha se cilësia e naftës është e njëjtë në gjithë rajonin pavarësisht se çmimi ndryshon.

Sa i takon kthimit të makinave me impiant gazi, Bejrani e cilësoi këtë vendim si të gabuar, ndërsa tha se shpreson në uljen e çmimit të karburantit që të jetë i përballueshëm për qytetarët e të mos kenë nevojë të bëjnë këto ndryshime.

“Te ne në Kosovë kanë tentuar në vitet e kaluara sepse kanë qenë derivatet më të shtrenjta, ndërsa tani pak raste kemi që ndryshojnë nga benzinë në gaz,” – tha kreu i Shoqatës së Naftëtarëve atje.

Ai sqaroi se Kosova furnizohet me naftë nga Shqipëria.

“Pika referencë nga e cila merret nafta është Durrësi. Nuk e di çfarë kostosh shtesë ka Shqipëria në derivatet e naftës, por sa i përket akcizës, po marr shembull rastin konkret: Një litër benzin me çmim atje 40 cent, i shtohet akciza, transporti, TVSH-ja kështu që çmimi furnizues sot është rreth një euro” – u shpreh Bejrani ndërsa theksoi se kanë shumë klientë nga vendi ynë.

Në intervistën për Euronews Albania ai tha se ndërtimi i pikave të karburantit në Kosovë është pa kriter por me ligjin e ri do të merren masa për këtë çështje.

Nga një studim i Euronews Albania në terren, me 20 euro në vendin tonë blihen 13.9 litra naftë ndërsa në Kosovë 17.2 litra.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022