Ambasadori i RMV në Shqipëri: I pakënaqur me bashkëpunimin ekonomik mes vendeve

8 Shtator 2021 | 09:18

Dancho Markovski është prej 8 muajsh ambasador i Maqedonisë së Veriut në Shqipëri. Euronews Albania u bë pjesë e rutinës së tij, në ditën e 30 vjetorit të pavarësisë së RMV-së.

Ambasadori foli rreth temave të rëndësishme që ndikojnë te të dy vendet. Sipas tij pika më e dobët, për të cilën duhet ende shumë punë është bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar.

Sapo Open Balkan u përmend, reagimi i tij ishte i menjëhershëm.

“Ajo çka po ofron Open Balkan nuk është asgjë më shumë sesa liritë e Bashkimit Europian. Dikush mund të thotë ‘jo, mos e bëni sepse ekonomia maqedonase apo kompanitë shqiptare do të vuajnë sepse Serbia është më e madhe’. Unë do i jap një përgjigje shumë të qartë këtyre kritikëve. Nëse Maqedonia e Veriut apo Republika e Shqipërisë ka frikë nëse ndokush mund të dëmtojë ekonominë apo kompanitë, atëherë pse po kërkojmë të futemi në BE ku ka më shumë zhvillim dhe vende shumë të zhvilluara”- deklaroi Markovski.

Ndërsa kur flitet për integrimin e dy vendeve në Bashkimin Europian entuziazmi në fytyrën e ambasadorit zbehet për shkak të shtyrjeve të herëpashershme pavarësisht se kushtet për anëtarësim janë plotësuar.

Kamera e Euronews Albania nuk mundi të mos fokusonte një mori librash në bibliotekën personale të Markovskit, ndërsa në sy ra një libër me fjalë të urta shqip i përkthyer në gjuhën maqedonase.

Sa i takon mësimit të gjuhës shqipe, ambasadori tha se kur qëndron në një shtet për 4 vjet është mundësi e mirë të mësosh dhe disa fjalë bazë.

“Mos harroni se ne kemi gjuhën shqipe në vendin tonë, ndaj do të jetë pak më e lehtë për mua,” – u shpreh ai.

Në fund të bisedës, Markovski uroi dhe popullin e Maqedonisë së Veriut në 30 vjetorin e pavarësisë së vendit, duke theksuar se siç u futën në NATO, ashtu do të futen dhe në BE.

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022